Mjetet e Krahaso Tani
Llogaritësi i kredisë personale
Sa do të jetë kësti për shumën dhe afatin që dëshironi? Provoni normën tuaj dhe shihni koston e llogaritur para se të krahasoni ofertat.
Vendosni të dhënat tuaja
Normën e interesit e vendosni ju; përllogaritja nuk është ofertë bankare.
Kur ndryshoni monedhën, rivendosni shumat. Nuk bëhet konvertim automatik.
Përllogaritja juaj
Vendosni shumën dhe normën e interesit për të parë këstin mujor.
Kësti supozon pagesa të barabarta mujore. Tarifat e futura shtohen vetëm te pagesat totale, jo te kësti. Lexoni metodologjinë e krahasimit.
Pyetje të shpeshta
Si llogaritet kësti mujor i kredisë personale?
Përdorim këste të barabarta mujore, me normën nominale vjetore të ndarë në 12 muaj. Nëse vendosni një periudhë fillestare, rillogaritim këstin për borxhin e mbetur me normën që supozoni më pas.
A është kjo një ofertë ose NEI?
Jo. Normën e vendosni ju, ndërsa vetëm tarifat që njihni shtohen veçmas. Sigurimet dhe tarifat e panjohura mungojnë. Oferta dhe NEI përfundimtare varen nga banka dhe profili juaj.
Çfarë ndodh nëse norma ndryshon?
Nëse zgjidhni një periudhë hyrëse dhe vendosni një normë tjetër më pas, mjeti llogarit borxhin e mbetur dhe këstin e ri për afatin e mbetur. Kjo është supozim, jo parashikim.
Çfarë të dhënash kalojnë në krahasim?
Shuma, afati dhe monedha. Norma që provuat dhe tarifat tuaja nuk kthehen në norma të bankave; në krahasim plotësoni të ardhurat dhe profilin për të parë ofertat e zbatueshme.
